18 maj 2015 – Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE-në, ka vijuar operacionet për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit,  në të gjithë vendin gjatë javës që lamë pas, kanë vepruar çdo ditë 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, që kanë kryer 3378 kontrolle.

Në total janë evidentuar 27 raste të vjedhjes së energjisë me 28 autorë, prej të cilëve 9 janë arrestuar në flagrancë, 8 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 10 persona janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, është ndaluar edhe një inxhinier i OSHEE-së, përgjegjës i Task-Forcës për Veriun.

Gjithsej janë ndërprerë 1111 lidhje të debitorëve dhe 27 lidhje të paligjshme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/