Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako thotë se vijon puna për fazën e dytë të punimeve në shëtitoren e plazhit.
Sako në rrjetet sociale shprehet se “Shëtitorja e Plazhit është një investim i rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit.”
Ndër të tjera në postim theksohet se perveç shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve.
Postimi i plotë:
Shëtitorja e Plazhit është një investim i rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit
Vijon me intensitet puna për fazën e dytë të këtij investimi e cila parashikon punimet për shëtitoren në gjatesi 1 kilometër deri tek Ura e Dajlanit.
Perveç shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve.