Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britani, është pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, ku në fokus të diskutimit ka qenë emigrimi i paligjshëm dhe gjuha fyese ndaj shqiptarëve.

Me anë të një postimi në rrjet, Rama thekson se gjatë takimit me Hoyle, ky i fundit shprehu keqardhjen për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve ndërsa pohoi vlerat që ka dhënë komuniteti shqiptar në Britani.

Postimi i Ramës:

Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.