Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.
Sipas informacioneve, persona të paidentifikuar kanë hyrë në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh të vjetër, së bashku me DVR e biznesit.
Bëhet e ditur se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtave në brendësi të dyqanit.
Në të njëjtën rrugë vetëm disa muaj me parë u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona.





