Një burrë i moshës 78 vjeç, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Krujë për të kallëzuar largimin e nuses nga shtëpia.

Burimet policore informojnë se shtetasi P. T., 78 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, ka kallëzuar se një ditë më 23 maj, është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të tij, shtetasja R. K., 22 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e saj.