Menaxherja e Erling Haaland, braziliania Rafaela Pimenta, është e bindur se sulmuesi norvegjez, që luan te Manchester City, ka një vlerë astronomike, që shkon rreth 1 miliard euro.

“E di që askush nuk do të paguajë 700 milionë euro për një lojtar, por për mua është shumë e qartë vlera që shton Haaland kur bëhet pjesë e një klubi. Është gjigante, të paktën një miliard euro”, – theksoi agjentja në një prononcim për “AS”.

Erling Haaland, 22-vjeç, i cili u ble gjatë verës nga qytetarët (ishte pjesë e Dortmundit) për 60 milionë euro, po ndikon shumë te skuadra angleze, ku ka shënuar 31 gola në 27 paraqitje.