Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndjekjes nga forcat policore vodhi një automjet dhe tentoi të largohej.
Bëhet me dije se i ndaluari ishte i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Blutë kanë sekuestruar automjetin e vjedhur në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Duplicate”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi:

D. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka vjedhur një automjet në rrugën “Siri Kodra”. Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në rrugën “Siri Kodra”, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbime të tjera policie janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”, ku ai ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.