19 maj 2015 – Një 30-vjeçar nga Durrësi që ishte në kërkim nga policia, për shkak të vjedhjes së një kali, ka rënë në pranga.
Gazmir Gjuzi, 30 vjeç u arrestua nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit, i cili akuzohet se i ka vjedhur kalin shtetasit H.V., edhe ky nga Durrësi.
Tashmë, Gjuzi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/