Një gjykatë në Kaliforni ka dënuar me 21 vite burg një nga personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.

Xhejms Haurd Xhekson pranoi në gjykatë se i kishte shkaktuar lëndime të mëdha, Rajan Fisher i cili është kujdestar i qenve të artistes.

Fisher i cili mori pjesë në seancën gjyqësore të së hënës u shpreh se ngjarja e rëndë i kishte ndryshuar përgjithmonë jetën.

Xhekson ishte një nga pesë të dyshuarit, katër prej tyre të identifikuar nga autoritetet si anëtarë të njohur të një bande të arrestuar në lidhje me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Gaga-s dhe grabitjen e dy kafshëve të saj shtëpiake më 24 shkurt 2021.

Lady Gaga, e cila po xhironte një film në Romë kur i grabitën kafshët shtëpiake, ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarë për këdo që arrinte të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur, që i përkasin një race shumë të preferuar nga të famshmit amerikanë.