Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur kur fëmijët po luanin në trotuar, ndërsa një automjet tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur fatalisht.
Si pasojë e përplasjes, dy të miturit kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija i tretë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të rrethanave familjare të njërit prej viktimave. Ai humbi jetën përballë dyqanit të familjarëve të tij, ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë, ndërsa prindërit ndodhen në Itali për kurimin e babait nga kanceri. Mësohet gjithashtu se viktima tjetër dhe i plagosuri janë kushërinj.





