Niklas Bentner është bërë i famshëm sidomos në Angli e Gjermani, pasi sjellja e tij është shpesh jashtë normave dhe tifozët zbaviten jashtëzakonisht, aq sa e quajnë “Lord Bentner” dhe e konsiderojnë më të madh se çdo futbollist tjetër në planet, natyrisht me humor.

Danezi i Volfsburgut ka bërë një tjetër “gomarllëk” ditët e fundit, pasi ka postuar në Instagram foton më sipër. Në fakt, duket sikur nuk ka asgjë të keqe: Bentner para një makine, që duhet të jetë e tij. Problemi? Makina është ‘Mercedes’, ndërsa Bentner luan për Volfsburgun, që zotërohet nga rivali i‘Mercedes’, ‘Volkswagen’.

Për pasojë, Volfsburgu e ka gjobitur “Lordin”, i cili ndoshta e postoifoton nga inati që nuk u grumbullua për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në Gent.