Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Martin Përgjinin, si autor të dyshuar të vrasjes së Pjetër Kolës në fshatin Qafë Qelë të Pukës.

 Policia bëri me dije se orën 18:00 të pasdites së djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Vaut të DejësPjetër Kola, 44-vjeç i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.