Zbardhet dëshmia e Kostandin Voglit, 31-vjecarit që mbeti i plagosur në Qafë Gjashtë në të njëjtën ngjarje ku u vra Rexhep Ismaili. Pas vetëdorëzimit në polici Vogli ka deklaruar se ishte në konflikt me Viktor Rucin dhe shkoi në lokal për t’u sqaruar. “Me Viktor Ruçin kemi patur një beach bar. Pasi unë u burgosa ai nxori vëllain tim jashtë biznesi. Unë kërkova sqarime për këtë çështje. Por ai një javë më parë më shau”, deklaroi Vogli për hetuesit.
Ai tha më tej se kërkoi ndihmën e shokëve të tij që të sqarohej me Rucin, por gjithçka mori rrjedhë tjetër dhe ai u plagos, ndërsa pronari I lokalit u vra. Nga hetimet e deritanishme rezulton se orës 21.20 të mbrëmjes së 78 majit, shtetasit Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit. Ky grup personash filloi të konfliktohej me Viktor Ruçin dhe personat që ndodheshin në tavolinë me të.
“Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima Rexhep Ismaili i ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt”, tha policia. Në këtë moment. dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Rexhep Ismaili, duke e lënë të vrarë me një plumb. Pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja. Vogli u vetëdorëzua disa orë më vonë, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes dhe personat e tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Policia procedoi penalisht dhe vëllain e viktimës, i cili largoi nga vendngjarja automatikun me të cilin Rexhep Ismaili qëlloi para se të vritej.
Të dyshuar:
Lulzim Tabaku, 37 vjeç, akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”
Idriz Çela, 40 vjec,
Eljo Muço, 19 vjec,
Kostandin Vogli, 31 vjec,
Marjo Agalliu, 22 vjec
Ermal Shkalla, 21 vjec
Të akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Hajredin Ismaili 60 vjeç, vëllai i viktimës Rexhep Ismaili, procedohet penalisht





