Vrasja e Luljeta Prezës ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit.

Pasi zbardhi dhe dokumentoi ngjarjen e plotë, duke përcaktuar qartë mekanizmin e ngjarjes dhe rolin e gjithë personave të përfshirë, drejtori i DVP Durrës, Skënder Hita, bën të ditur, se do të hartohen plane masash për kontrollin e zonave risk, në kuader të fenomenit të shfrytëzimit të të miturve për qëllime fitimi, fenomenit të lypjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas të dhënave policore, gjatë kësaj periudhe janë kryer 15 operacione për rastet e lypjes, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe janë proceduar penalisht 15 persona, kryesisht prindërit dhe kujdestarët e tyre, si dhe u është dhënë ndihma 42 fëmijve, të cilët janë kthyer në banesat e tyre, së bashku me familjarët.

Më tej Hita ka treguar me detaje masat e ndërmarra nga policia e rendit dhe ajo bashkiakja, për mbarëvajtjen e sezonit veror:

“Ne zbatim te masave te marra nga ana e Policise Durres eshte perballuar nje fluks ne rritje i turisteve qe frekuentojne plazhet ne Durres dhe Kavaje, eshte garantuar rendi dhe siguria per pushuesit si dhe jane ushtruar kontrolle te here pas hershem per subjektet qe gjenerojne zhurmat, ku jane marre masat dhe jane referuar ne prokurori 10 raste te konstatuar per subjektet qe gjenerojne zhurma tej normave te lejuara.

Ne bashkepunim me Policine Bashkiake dhe Agjensine Rajonale Bregdetare Durres jane ushtruar kontrolle pergjate vijes bregdetare per zenien e hapesiare publike ne plazhe, ku jane konstatuar dhe referuar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres Seksioni i Pergjithshem 18 raste te zenies se hapesirave publike ne plazhe duke vendosur shezllone dhe cadra pa leje, ku jane sekuestruar 822 shezllone dhe 443 çadra.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës një rëndësi e veçantë gjatë sezonit veror i është kushtuar marrjes së masave për parandalimin dhe goditjen e autorëve të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Si rezultat është hartuar Plani i Masave me nr.118 Prot, datë 25.07.2023 “Për përballimin e situatës që mund të krijohet si rezultat i zjarreve në fondin pyjor, kullotat etj, gjatë sezonit veror në të gjithë juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ku janë përcaktuar detyra konkrete për çdo strukturë në DVP Durrës dhe Komisariatet e Policisë në varësi.

Për periudhën 01.01.2023-03.08.2023 nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë referuar 17 raste për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, zbuluar 16, me 17 autorë gjithsej, nga të cilët arrestuar 10, në gjendje të lirë 6, në kërkim 1.

Gjatë muajit Korrik -Gusht 2023 janë referuar 8 raste për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, zbuluar 8, me 8 autorë gjithsej, nga të cilët arrestuar 5, në gjendje të lirë 3″, tha ndër të tjera drejtuesi i Policisë Vendore Durrës.

Për deklaratën e plotë, ndiqni videon bashkangjitur: