Elton Metaj i cili vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj dy ditë më parë, teksa ishte duke ngrënë bukë, është paraqitur sot para gjykatës.

Mësohet se 31-vjeçari që i mori jetën nënës së një vajze 3-vjeçare, do të njihet sot me masën e sigurisë.

Kujtojmë që dy ditë më parë në Zhupan të Fierit, Metaj vrau me kallashnikov 23-vjeçaren në shtëpinë e babait të saj.