Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Elton Metaj, 31-vjeçari që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare, Sabrina Bengaj.

Përpara togave të zeza Metaj është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh, është shprehur se e donte ish-bashkëshorten ndërsa armën e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar nga i vjehrri.

“E doja vajzën, por krimin e bëra për shkak të kërcënimeve të shumta dhe nga presioni i vjehrrit, armën e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.