Një gjykatë në San Marino ka gjobitur çiklistin profesionist italian Antonio Tiberi me 4 mijë euro pasi u deklarua fajtor për vrasjen e një maceje që i përkiste ministrit të turizimit të republikës së vogël, Federico Pedini Amati.

Tiber tashmë rrezikon të humbasë statusin e qëndrimit pas dënimit.

Ai pranoi se kishte testuar një pushkë me ajër që ai e kishte blerë qershorin e kaluar duke synuar kokën e maces që i përkiste fqinjit të tij, Amati, sipas gjykatës.

Macja ngordhi menjëherë pas këtij veprimi.

Çiklisti 21-vjeçar, i cili ka fituar medalje bronbzi dhe të ari në Kampionatin Botëror Junior, kërkoi falje publikisht në rrjetet sociale për këtë incident.

“Më vjen shumë keq për veprimin tim të turpshëm. Bëra diçka jashtëzakonisht të trashë dhe të papërgjegjshme, seriozitetin dhe rrezikun e së cilës e kuptova vetëm pas aktit. Nuk dua të justifikohem.”

Tiberi shtoi se do t’i dhuronte paratë e tij të çmimit nga fitimet e këtij sezoni për organizatat e mirëqenies së kafshëve në San Marino, si dhe do të ishte vullnetar përsonalisht në ato organizata.

Gjithashtu edhe ekipi i tij ka dënuar aktin duke e pezulluar për një minimum prej 20 ditësh pa pagesë.