SIENA – Një grua me origjinë nga Kosova është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në një ndërmarrje bujqësore në Volpaia, në komunën e Radda-s në Chianti (Siena). Është ndaluar ndërkohë nga karabinierët e Sienës një 22-vjeçar, bashkëkombas dhe shok pune i viktimës. Sipas "La Repubblica", 47 vjeçarja dhe vrasësi i saj punonin në të njëjtin vend dhe gjatë punës mes tyre shpërtheu një zënkë, që përfundoi në mënyrë tragjike.

I riu e goditi viktimën në fillim me dhe e më pas me një palë gërshërë të mëdha, që përdornin për punë në fushë. 22-vjeçari u largua nga vendngjarja, por u ndalua nga policia në një postobllok të ngritur nga karabinierët.