Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus Vladimir Putin ka konfirmuar se do të shkojë në moskë më 9 Maj. Vuçiç në një video-mesazh në Instagram tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për të gjitha çështjet kryesore që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tonë dypalësh. 

Ndër të tjera, të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin politik dhe nevojën për më shumë punë ndërqeveritare për të rivendosur tregtinë dypalëshe dhe për të rritur lidhjet ekonomike midis vendeve të tyre në atë që Vuçiç e quajti një telefonatë kuptimplotë.

“Kam zhvilluar një bisedë të shkëlqyer me presidentin rus Vladimir Putin për të gjitha çështjet kryesore që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tonë dypalësh dhe konfirmova se takimi ynë në Moskë më 9 maj do të zhvillohet. 

Ne diskutuam bashkëpunimin me Hekurudhat Ruse, kryesisht se si dhe me cilat kushte duhet të nënshkruajmë një marrëveshje për gazin natyror përpara 31 majit, dhe situatën rreth NIS, duke pasur parasysh sanksionet e SHBA të vendosura ndaj kompanisë serbe të naftës,” tha Vuçiç në një video-mesazh në Instagram.