WhatsApp po punon për të shtuar 6 ndryshime në aplikacion që do të ndryshojnë mënyrën e shkëmbimit të mesazheve. Sipas “WABetaInfo”, do të shtohet një buton i shpejtë për të mos marrë njoftime nga bisedat e grupeve si dhe do të ketë një ndryshim te mesazhet zanore.  

  1. Sondazhet tashmë do të funksionojnë edhe për Windows duke iu bashkangjitur kështu funksionimit të tyre në iPhone e Android.
  2. Historiku i thirrjeve në panelin anësor të aplikacionit në Windows.
  3. Shpërndarja e kartëvizitave në versionin Windows.
  4. Një opsion për të shpërndarë mesazhe zanore si status është “duke u zhvilluar” për iPhone e Android.
  5. Një bisedë e re zyrtare e WhatsApp ku mund të marrësh këshilla dhe lajmet më të fundit në aplikacion.
  6. Një  “rrugë e shkurtër” për të mos marrë njoftime nga grupet e bisedave.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë afat kohor se kur këto opsione do të jenë të disponueshme në versionet e WhatsApp.