E shtrirë në një krevat mondan, apo jashtë vilës së ëndërruar pozon më syze super të shtrenjta. Janë këto imazhet e reja të modeles 23 vjeçare, e cilësuar si më e bukura në Ballkan, Xhesika Berberi.E përzgjedhura e stilistes amerikane, Sherri Hill për sezonin pranverë-verë 2015, këto ditë të nxehta ndodhet në Shqipëri, për punë e pushime. Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Univers 2011”, që u organizua në Brazil nga Donald Trump vjen për “Story” bashkë setin e ri të fotove, me një rrëfim për jetën e saj private. Vajza elegante 1.78 m e gjatë me sytë jeshil dhe flokët kafe zbulon më shumë nga sekreti i famës së saj.

Emri yt u bë i njohur që kur more pjesë në “Miss Univers 2011”. Si vazhdoi jeta jote?

Me shumë punë dhe udhëtime…

Dimë që ke lidhur kontrata me agjenci mode në Turqi dhe SHBA. Çfarë veçojnë stilistët tek pamja jote?

Hmmm.Për këtë duhet të pyesni stilistët.

Je komentuar shpesh si një nga femrat më të bukura shqiptare të botës së modës. Çfarë marrëdhënie ke me shqiptaret e tjera në SHBA, si; Afërdita Dreshaj, Vildane Zeneli, Anxhela Martini?

Afërdita Dreshajm e kam mike shumë të afërt. Sa për Anxhela Martinin dhe Vildane Zenelin, edhe pse puna nuk na ka lidhur shumë bashkë, jam e lumtur që bukuria shiptare përfaqësohet nga femra të tilla në botë.

Profesioni i modeles të ka sjellë aq përfitime sa të bësh jetë pasanikeje?

Profesioni i modeles është një profesion që aq sa ka lodhje, të jep edhe të mira monetare. Jetë pasanikeje nuk mund të them, por që asgjë nuk më mungon.

Çfarë e bën të lodhshme jetën e një modele, cila janë sakrificat e tua për të qëndruar në treg dhe gjithmonë e pëlqyer?

S’mund të them sakrifica, pasi jo vetëm një modele duhet të bëjë stërvitje në palstër, të ushqehet shëndetshëm apo të kujdeset për lëkurën. Për mendimin tim këtë duhet ta bëjë çdo njeri. Kur them “sakrifica”, e kam fjalën për orët e tejzgjatura gjatë realizimit të seteve fotografike.

Duke pasur parasysh eksperiencën si moderatore e festivalit të RTSH, ndihesh më mirë në skenë kur komunikon me publikun?

Prezantimi i Festivalit ka qenë një eksperiencë aq e bukur, sa edhe e frikshme. Por fatmirësisht ja kam dalë mbanë, duke iu referuar edhe vazhdimit të punës si prezantuese edhe për një periudhë të mëvonshme në “Agon Channel”.

Parakalimin në një pasarelë duke folur me gjuhën e trupit si do e përshkruaje?

Modelingun e kam nisur që në moshën 14 vjeçare, kështu që kam një eksperiencë të gjatë në këtë fushë. Për rrjedhojë është më e lehtë për mua.

Çfarë oferte të veçantë ke marrë këto kohë?

Po fatmirësisht mund të them që kam pasur oferta të tilla. Njëra nga këto ka qenë campaign për firmën e syzeve Blu Love dhe Optix eyeëear.

Ke një muzë frymëzimi? Cila është modelja që ti adhuron?

Oh kam shumë modele të cilat i adhuroj. Por modelja që më inspiron më shumë është Kate Moss.

Fotografi që do dëshiroje të pozoje për të?

Ndërsa përsa i përket fotografit, ai është Jurgen Teller.

Trupi yt me bikini është perfekti?

Nuk eshte keq.

Çfarë nuk të pëlqen në fizikun tënd?

S’kam komplekse.

Një modele tregon më të mirën e veshjes që ekspozon. Po ideja për t’u shfaqur nudo sa të tundon?

Në fakt nuk jam e interesuar për nudot.

Lumturia për ty çfarë është?

Të jem e rrethuar nga njerëzit që dua. Ata që më bëjnë të lumtur dhe që kurrë për asnjë arsye nuk më hedhin poshtë.

Çfarë të mbush me gëzim?

Mbesa ime Evelin

Ke ndonjë frikë, cila është ajo?

Vdekja.

Dashuria për ty është?

Është ndenja më e bukur që një person mund të ketë.

Intervistë marrë nga “Story.al”