Pas vendimit unanim të Gjykatës ku hodhën poshtë ankesën e Xhokoviçit për anulimin e vizës, së fundmi tenisti serb do të lërë Australinë për një udhëtim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me destinacion Dubain.

Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Xhokoviçit të përfshihet italiani Salvatore Karuzo, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.

Serbi largohet kështu nga shteti australian duke mos marrë pjesë në kompeticionin e njohur “Australian Open”.

“Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin që hodhi poshtë ankesën kundër anulimit të vizës sime.

Kjo do të thotë që nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në ‘Australian Open’. Unë respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet kompetente në lidhje me largimin tim.”, përfundoi Novak Xhokoviç.