Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. 

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.