Në raundin e parë, asaj iu desh vetëm pak kohë për të vendosur supremacinë në tapet, por forma e mirë e Majlinda Kelmendit nuk u ndal me një përballje.
Xhudistja më e mirë e trevave shqipfolëse spikati menjëherë në Europianin e kësaj kategorie, që po zhvillohet në Poloni. Në pallatin e sportit në Varshavë, Kelmendi ia doli të kalojë në finalet e turneut kontinental dhe të marrë medaljen e artë, në peshën 52 kilogramë.
Raundin e parë, Majlinda Kelmendi e kishte kaluar me zero impenjim, ndërsa kishte vazhduar më pas me fitore të vërteta me britaniken Chelsie Giles dhe me zviceranen Evelyne Tschopp.
Xhudistja kosovare arriti të eliminonte në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, duke spikatur me strategjinë në garën polake. Në finalen e peshave deri në 52 kilogramë, kampionia europiane, botërore dhe olimpike u përball me rusen Alesya Kuznetsova, të cilën e mundi duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.
Ndërkohë, Nora Gjakova fitoi medalje bronzi, ndërsa mbeti jashtë zonës së medaljeve kosovarja tjetër, Distria Krasniqi, që u mposht në tapet nga Gili Cohen.
Xhudo, Kelmendi rishpallet kampione e Europës në Poloni
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Grabitje me armë në një argjendari, dy persona vjedhin bizhuteritë dhe arratisen
Merr fund lidhja mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit?
Vangjel Heba, 150 rolet e aktorit themelues të “Aleksandër Moisiut”
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Meloni: Edhe Këshilli i Evropës legjitimon ndjekjen e një modeli të tillë





