Youtube ka fshirë 70.000 video dhe 9000 kanale që lidheshin me luftën në Ukrainë për shkelje të udhëzimeve të përmbajtes.

Këtu janë përfshirë edhe video që i referoheshin pushtimit në Ukrainë si një “mision çlirimi”.

Platforma shumë e populluar në Rusi nuk e ka mbyllur aktivitetin e saj atje, ndryshe nga shumë kompani të tjera.

Pavarësisht kësaj, ajo ka goditur vazhdimisht përmbajtjen pro- Kremlinit që ka shkelur udhëzimet e kompanisë.

Që nga fillimi i pushtimit në shkurt, Youtube ka mbyllur disa kanale, përfshirë këtu dhe atë të gazetarit pro- Kremlinit, Vladimir Solovyov; kanalet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.