Zbardhen detaje nga ngjarja e një nate më parë në Vaun e Dejës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin e Dejës, të bashkisë Vau Dejës, në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë e vetme në banesë. 68-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj 21-vjeçares dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë.

21-vjeçarja mësohet se ka qenë e vetme në banesë dhe në këto kushte 68-vjeçari i ka shkuar në banesë.
Ajo ka pranuar autorësinë e plagosjes në policinë e Shkodrës, ku ka rrëfyer edhe ngjarjen.
68 vjeçari , mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.