Hetimet e autoriteteve italiane, që çuan në ndërmarrjen e operacionit të koduar “Ura”, kanë nxjerrë në dritë një rrjet të gjerë kriminal me përfshirjen e dhjetëra shtetasve shqiptarë dhe italianë.
Në total janë lëshuar 52 masa sigurie, ndërsa janë identifikuar 14 shtetas shqiptarë për të cilët është dhënë masa “arrest me burg”, të cilët janë:
- Ekil Nderjaku
- Indrit Tafili
- Gertin Aliu
- Adi Çoba
- Ervis Deti
- Agron Ganaj
- Zenit Shtraza
- Genci Telollari
- Redi Tusha
- Ervis Doçi
- Nuredin Kiptiu
- Arsen Leskaj
- Erigels Presi
- Leonard Shakaj
Sipas hetimeve, grupi ishte i organizuar në mënyrë të strukturuar dhe vepronte përmes tre celulave të ndryshme, të cilat kishin shtrirje nga Amerika Latine deri në Shqipëri dhe disa vende të Evropës.
Çdo degë e këtij rrjeti kishte rol të përcaktuar, ku disa individë ishin përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotike, të tjerë për transferimin e parave, përfshirë edhe një administrator kompanie që dyshohet se kryente pastrim parash përmes valutave digjitale (kriptomonedha).






