Prokurori i Përgithshëm Olsian Çela ka mbërritur sot në Prokuorinë e Durrësit.

Mësohet se Çela ka ardhur për një analizë pune pas krimeve të zbuluara nga Nuredin Dumani që kanë ndodhur mes grupeve kriminale në Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxhaj të cilët janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, kanë shokuar me dëshmitë e tyre për botën e krimit.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, vendosi autoritetet në lëvizje teksa u lëshuan në total 32 urdhër-arreste. Dumani ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Elbasan.