Janë gjetur 15 predha luftarake gjatë punumeve në portin e ri të Vlorës, si pjesë e projektit Lungomare 2.

Sipas raportimeve këto predha dyshohen të jenë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë forcat “Xhenios FA” kanë mbërritur për t’i larguar në mënyrë të sigurt nga kantieri i ndërtimit.

Lëndët janë gjetur në thellësi të tokës. Pjesa më e madhe e tyre dyshohet të se janë të plasura dhe të parrezikshme, megjithatë zhvendosja e tyre është bërë nga ekspertë.