Dilema e portës në “Allianz Arena” ka mar rë fund, ashtu si edhe shqetësimi i tifozëve të Bajernit, mbi bazë të pretendimeve në piedestal lidhur me fatet e sezonit.

Gjithë kjo amulli u krijua si rezultat i dëmtimit të Manuel Nojerit në sportin e rrezikshëm të skisë.

Edhe pse ende nuk ka një diagnozë të qartë mbi shkallën e dëmtimit, nëse ka thyer këmbën apo ka plagë të thellë në pjesën e tibusë dhe fibulës, çka do të ndikonte në fazën e rikuperimit.

Së fundmi prestigjiozja gjermane “Sport Bild” ka prezantuar fakte tronditëse në lidhje me aksidentin e kapitenit të bavarezëve.

Dështimi me përfaqësuesen në Kupën e Botës me “Pancerat” në Katar ndikoi në horizontin e Nojerit, i cili donte ta kalonte këtë dhimbje profesionale në një mënyre ndryshe.

Skijimi mbetet sport me popullaritet të lartë në Gjermani, si rezultat edhe i kushteve të favorshme relievo-klimatike. Manueli u përfshi në aktivitetin në fjalë pranë “Bavarien Spitzingsee”, aty ku të gjitha faktorët të japin të drejtën e një skijimi perfekt.

Shpati malor i pjerrët i Roskopf dhe dëbora në sasi të vogël e shoqëruar me pjesë të akullta, krijuan kushtet e këtij aksidenti famëkeq për gjigantin.

Thyerja e këmbës mori përmasa tragjike, aty ku gjakderdhja nuk kishte të ndalur. Pavarësisht gjithë skenës tragjike të prezantuar nga “Sport Bild”, fati do të ishte në radhët e Nojerit, pasi ndihma në kohë rekord i dha të drejtën jo vetëm t’i shpëtohej jeta, madje edhe shpresa e një rikthimi sa më të afërt me Bajernin në fushën e blertë.

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, do të ishte fraza perfekte në përkufizimin e aksidentit nga Nojer dhe se çfarë i ndodhi më pas.

Sipas burimit të përmendur më sipër, ndihma mjekësore me helikopter në kohë rekord e ndaloi gjakderdhjen dhe mbërritjen në spitalin me të afër për të realizuar operacionin sa më shpejt të ishte e mundur, çka do t’i jepte më tepër shanse jetës dhe shpëtimit të karrierës.

Sot këto përmasa të frikshme të kalojnë si iluzion, ndërsa portieri u përball me vdekjen në mes të shpateve malore i vetmuar.

Vlen të përmendet se ende nuk është e qartë nëse kapiteni i kampionëve të Bundesligës ka vendosur vida në këmbë, pasi ato janë e vetmja alternativë e mbylljes së plagës në kohë sa më të shpejtë dhe ruajtjen e vazhdimësisë, me qëllim moslejimin e hapjes së lëndimit në të ardhmen.

Nga raporti i Bajernit, bëhet me dije se numri “1” i klubit më të titulluar në tokën gjermane do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.