Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik.
Partia Demokratike po mban ende sekret detajet, por në vijim pritet të mësohet më shumë. Sa i përket listave, nuk mungojnë emrat pikantë.
Ish-banori i Big Brother dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri ka zgjedhur të angazhohet, teksa nuk mungojnë as pasardhësit e personaliteteve si Sokol Olldashi, Azem Hajdari dhe Bujar Nishani.
Emrat e Fiona Nishanit, Glauk Olldashit dhe Azem Hajdarit janë të pranishëm në listat e kandidatëve. Siç e kemi raportuar më parë, kandidat është edhe Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin artistik Stresi.





