Gjenden në një parcelë në fshatin Trazhë dhe asgjësohen 225 fidanë narkotikë cannabis sativa. Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.