Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropianë në misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri vlerësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e një procesi të hapur dhe transparent.

Në konferencën ku u paraqitën konkluzionet e misionit, ai theksoi rëndësinë e adresimit të disa rekomandimeve të OSBE që nuk u morën parasysh ndërsa nënvijëzoi si problematike përdorimin e skemës së pensioneve apo faljen e gjobave në minutat e fundit.

Gjithashtu mungesa e raportimit të pavarur në disa media për shkak të influencimit të politikës nuk u mundësoi qytetarëve informim objektiv, tha zyrtari i PE.