Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me demokratët e qytetit të Durrësit, në kuadër të garës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Takimi do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, në orën 19:00.

Në një postim në rrjetet sociale, PD Durrës, fton të gjithë demokratët të marrin pjesë në këtë takim.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takohet me demokratët e Durrësit ditën e martë, datë 17/05/2022 ora 19:00, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Ftohen të gjithë demokratët te marrin pjesë me këtë takim.