Një avion privat me 22 persona në bord është zhdukur në Nepal.

Avioni i Tara Air po fluturonte nga qyteti turistik i Pokhara, në veriperëndim të kryeqytetit Katmandu, për në qytetin e Jomsom, thanë zyrtarët. Tara Air kryesisht përdor avionë Twin Otter të prodhimit kanadez.

Ai kishte 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit”, tha zyrtar i lartë lokal në zonën Pokhara të kryeqytetit Gadaki.

Avioni u ngrit nga aeroporti Pokhara në orën 09:55 të mëngjesit dhe pritej në Jomsom në orën 10.20. Megjithatë, disa minuta pas ngritjes, kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me avionin, shtoi zyrtari.

Një helikopter kërkimi është kthyer në Jomsom për shkak të motit të keq pa gjetur vendndodhjen e avionit,” tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit në një deklaratë.

“Pasi të përmirësohet moti, ka helikopterë gati për t’u ngritur për kërkime nga Katmandu, Pokhara dhe Jomsom. Tashmë në vendngjarje janë nisur grupet hetimore të ushtrisë dhe policisë.

Sipas linjës ajrore, në avion ishin katër indianë, dy gjermanë dhe 16 shtetas nepalezë, duke përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit.

Nepali, shtëpia e tetë nga 14 majat më të larta në botë, përfshirë edhe malin Everest, është një vend me një histori aksidentesh ajrore.