Një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia e saj në Vlorë dhe nuk është kthyer më.

Denoncimin në polici e ka bërë nëna e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. Z., 42 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se është larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, tha policia.