Pak para se të publikonin bashkëpunimin e tyre të parë, Noizy dhe Stresi duket se janë zënë sërish.

Dy rivalët legjendarë lanë pas hatërmbetjet e së kalurës dhe nisën një miqësi, por kjo e fundit ndoshta zgjati pak muaj. Të paktën referuar postimeve në Instagram.

Fillimisht, reperët hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Pas kësaj, Noizy postoi: “E vërteta përherë del. Mbase vonon për të dalë, por për të dalë del.”

“O dak… të vërtetën se merr vesh kurrë kur ke intrigantë rreth teje. Unë jam vetvetja si gjithmonë!” u përgjigj Stresi po në Instagram.

“Kur ti ke zemër të mirë ndihmon shumë, dhuron shumë, beson shumë. Dhe gjithmonë duket…Që lëndohesh më së shumti” shtoi Stresi në një tjetër Instagram Stories.

Nëpër disa komente, thuhet se çunat po e bëjnë këtë “lojë” thjesht për marketing për këngën. Disa të tjerë, mendojnë që janë zënë vërtet. Presim.