3 persona, të afërm të njëri-tjetrit dhe banues në Kavajë janë konfliktuar për motive të dobëta.

Policia e qarkut Durrës njofton, se E. L., 56 vjeç, A. L., 27 vjeç dhe O. Xh., 19 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 56 vjeç, A. L., 27 vjeç dhe O. Xh., 19 vjeç, të tre banues në Kavajë (të afërm të njëri-tjetrit), pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.