Mbrëmjen e sotme, territori me bimësi dhe barishte përreth nënstacionit elektrik të Gjirokastrës është përfshirë nga një zjarr masiv. Të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë flakët kanë arritur në rrethimin e jashtëm të nënstacionit duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike të qytetit dhe fshatrave të Gjirokastrës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë mjetet dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës.U punua me shpejtësi për të vënë zjarrin nën kontroll duke bërë që flakët të ndaleshin jashtë rrethimit të nënstacionit elektrik. Ndërhyrja e strukturave të emergjencës evitoi në kohë rrezikun e zjarrit edhe për banesat që ndodhen në këtë zonë.
Fatmirësisht, nuk pati dëme në infrastrukturë apo objekte banimi. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë me barishte dhe shkurre. Gjatë ditëve të fundit zjarret e verës në Gjirokastër kanë rrezikuar kabinat dhe transformatorët e furnizimit me energji në qytet dhe rrethinat.
Zjarr në bimësi dhe barishte, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik në Gjirokastër
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kryeministri suedez Kristersson pranon humbjen në zgjedhje, njofton dorëheqjen
Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim
Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar
Foto/ U arrestua për vjedhje, 35-vjeçarja bëhet virale për ngjashmërinë e madhe me divën e muzikës pop





