Dhjetra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët e zjarrit në periferi të Ksamilit.
Errësira gjatë natës dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve të cilët ende aktualisht po përpiqen të izolojnë vatrën e zjarrit dhe mospërhapjen e saj drejt zonave të banuara.