17 maj 2015 – Zjarri i nisur fillimisht tek një godinë private në lagjen 9 në Durrës, pas Muzeut të Dëshmorëve, u përhap dhe në dy banesa të tjera. Flakët u përhapën rreth orës 4 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarrfikësit në vendngjarje thanë se nuk ka të lënduar në njerëz, po shtëpitë janë djegur plotësisht. Nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit që shkrumboi tre shtëpi njëra pas tjetrës.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”