Spitali i Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në repartin e grafisë.

Forcat Shqiponja po ndihmojnë në nxjerrjen e pacientëve që ndodhen në këto ambiente. Fatmirësisht, nuk ka persona të dëmtuar. Të gjendur para një situate të tillë, paniku ka mbërthyer të gjithë personelin e Spitalit Rajonal të qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, por era e rëndë dhe tymi janë prezente dhe po vështirësojnë qëndrimin në këto ambiente.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.