Një transformator elektrik ka shpërthyer në flakë në një ambient zyre në zonën e “Komunës së Parisit”.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar dhe banorët janë evakuuar në kohë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.
Zjarri ka shpërthyer në një zyrë, ndërsa hetimet për shkakun e incidentit vazhdojnë.