Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është shënuar këtë pasdite pranë urës mbi lumin Mat, në segmentin Milot–Lezhë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm për banorët dhe kalimtarët.
Kjo ka sjellë ndotje të rëndë të ajrit, duke rrezikuar shëndetin e komunitetit, si dhe duke ulur dukshmërinë në rrugë e rritur rrezikun për aksidente.
Ky fenomen i përsëritur vijon prej kohësh në këtë zonë. Vetëm dy ditë më parë, Policia e Shtetit procedoi penalisht dy shtetas të kapur në flagrancë, duke djegur kabllo pranë brigjeve të lumit Mat.





