Shkatërrimi i lënë pas zjarrit vdekjeprurës, i cili përfshiu dje një hotel në një resort skish  në provincën e Bolu në veriperëndim të Turqisë, tregohet qartë nga një video me dron. Zjarri vrau të paktën 76 persona dhe plagosi 51 të tjerë pasi pushuesit e dëshpëruar u detyruan të hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë vijuar arrestimin e nëntë personave në kuadër të hetimeve për shkaqet e zjarrit. Sipas autoriteteve turke, dyshohet se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Autoritetet kanë identifikuar 52 nga të vdekurit, tha ministri i brendshëm turk Ali Gerlikaya.

Ndërsa disa nga viktimat u identifikuan, shkollat ​​dhe bizneset lokale filluan të postojnë njoftime për vdekjen për studentët dhe stafin. Disa u raportuan se ishin nxënës të klasës së pestë, të moshës 10 deri në 11 vjeç.

Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për zjarrin, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit. Nëntë persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin. Më herët, ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje në hetim. Presidenti turk e shpalli të mërkurën ditë zie.