Këngëtari dhe kantautori i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Flori Mumajesi ka befasuar të gjithë fansat e tij gjatë ditës së sotme.

Këngëtari i ka dhënë fund beqarisë zyrtarisht, pasi ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e të fejuarës së bashku me unazën në gisht.

Flori është përfolur prej kohësh për lidhje me disa personazhe të njohur, e së fundmi ishte ajo me moderatoren kosovare, Liberta Spahiu, lidhje kjo që nuk u konfirmua kurrë nga ata të dy.

Nuk dihet ende kush është vajza misterize që i ka rrëmbyer zemrën, por Flori për momentin ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e saj.