Usain Bolt po zbulon dhe shijon një botë tjetër tani që la sportin e atletikës, atë të relaksit dhe argëtimit dhe kalon më shumë kohë më miqtë e familjen e tij. 

Ditët e fundit, sprinteri xhamajkan ka qenë ne të dashurën e tij Kasi Bennett dhe disa miqtë e tij, duke shijuar pushime lukse në një yaht të quajtur “The Dominator” (Dominuesi).

Ka qenë vetë Bolt ai që ka postuar në rrjetet sociale argëtimin që është duke bërë gjatë këtyre ditëve, duke shijuar plazhet e bukura dhe duke bërë vallëzime ekzotike me miqtë.

Ndërkohë që edhe e dashura e tij Bennett nuk i ka kursyer fotot seksi, duke treguar linjat e saj dhe çmendur fansat. Atleti 31-vjeçar u tërhoq nga sporti një muaj më parë, pas përfundimit të Botërorit të atletikës, që u zhvillua në Londër. Ai zhgënjeu në këtë turne të fundit, ku dhe u dëmtua në garën e stafetës, por mbetet një legjendë e këtij sporti, teksa mban ende rekordet botërore të garës së 100 dhe 200 metrave.