Katër persona, pjesë e një grupi që kryenin grabitje kasafortash janë arrestuar nga policia e Tiranës në Mjull Bathore. Burime nga policia bëjnë të ditur se ata dyshohet se janë pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Ora News shkruan se të arrestuarit jane Valmend (Gjon ) Pelivani, Elton Lika, Sajmir Puci, dhe Donald Ahmeti, të  cilët dyshohet se janë përgjegjes për grabitjen e kasafortave në Biznese te ndryshme në Vaqarr, autostrade dhe në zonën e komisariatit nr. 2 po hetohet për persona të tjere të dyshuar.

Ndërkohë mësohet se Valmend Pelivani ka qenë i arrestuar më parë për një plagosje në Selite në shkurt të këtij viti. Ndërsa Elton Lika i denuar ne vitin 2011 për grabitje.