Mediat greke kanë publikuar pamjet pak pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Athinë, i cili njihet edhe si armiku i Ervis Martinajt. 

Në pamje shihet se ka turma njerëzish ndërsa dëgjohen edhe sirena të shumta të makinave të policisë. 

Vrasja është kryer në sy të gruas së tij dhe fëmijës të vogël, ndërsa dëshmitarë të këtij krimi kanë qenë shumë qytetarë. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në rrugën “Messolongiou”, kur 32-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u ndalën me automjetin e tyre në vendin e vrasjes. 

Menjëherë u shfaq një motoçikletë me dy persona me helmeta të bardha. Ata parkojnë pranë makinës dhe vrasin me gjakftohtësi shoferin – me tre të shtëna – brenda makinës. 

Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës. Njëkohësisht, theksohet se 32-vjeçari njihej për aktivitetin e tij në autoritetet e Shqipërisë, pasi ishte mjaft aktiv në aktivitete të ndryshme kriminale. 

32-vjeçari i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve shqiptare, ishte anëtar i një bande me qendër në qytetin e Lezhes. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.