Një çift italianësh kanë rënë pre e grabitjes teksa ndodheshin në Shqipëri për pushime.

Mësohet se çifti kishte parkuar automjetin tip “Audi” në zonën e Lungomares në Vlorë, i cili më pas është vendosur nën shënjestër nga grabitësit.

Këta të fundit kanë thyer xhamin e pasagjerit të automjetit dhe kanë vjedhur rreth 2500 euro, si edhe gjithë dokumentet dhe sendet e tjera me vlerë.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia së bashku me grupin hetimor dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.